Ngacmonte seksualisht nusen e djalit, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
Pëlqej
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50 vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Filip Qosja 50 vjeç, banues në Mjekës.

Ky i fundit dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit, F.Q., 22 vjeç. Po ashtu 50 vjeçari ka nacmuar seksualisht edhe vajzën e tij, E. Q 14 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi : Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.

Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F. Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E. Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Dhuna në Familje" dhe "Vepra të turpshme" të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2018, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori