Nënkryetarit të Bashkisë i shkrumbohet makina në mesnatë
Makina e nënkryetarit të Bashkisë në Ballsh është shkrumbuar gjatë natës.

Policia bën me dije se makina është djegur në orën 02:35, në lagjen "29 Nëntori" në Ballsh.

Njoftimi i policisë

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 24/08/2018, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori