Në vetëm 24 orët e fundit, 7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri
284 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 19,445.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 pacientë.

Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10,808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278

Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487
Shtuar më 27/10/2020, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori