Në luftë për jetën, 18 vjeç qëllohet në Kurbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e një sulmi me thikë, ka mbetur i plagosur Klajdi Gjergji 18 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K.Gj.,18 vjeç, në rrugën fshatit Sanxhak, Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë) dhe si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 06/02/2021, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori