Vrau bashkatdhetarin në Gjermani para 6 vitesh, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari (EMRI)

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Alidon Marqeshi akuzohet për vrasje në bashkëpunim nga shteti gjerman dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas njoftimit zyrtar, ditën e djeshme rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues Alidon Marqeshin.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Alidon Marqeshi , në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 13:21