Në 24 orët e fundit në Itali 636 njerëz humbën jetën nga COVID-19
Në raportin e 24 orëve të fundit, konfirmohet se në Itali, kanë gjetur vdekjen 636 persona, duke e çuar në 16.523 numrin total të viktimave.

Të infektuarit e rinj janë 3599, ose 717 më pak se një ditë më parë.

Deri më tani raportohet një numër total i të infektuarish prej 132.547 personash, ose 3599 më shumë se dje.

Ndërkohë shkon në 120 numri i viktimave në radhët e personelit shëndetësor, mes tyre 87 mjekë, 25 infermierë dhe 6 farmacistë. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2020, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori