Ndërron jetë prezantuesja e dashur e shqiptarëve (FOTO LAJM)

Nadia Toffa ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin. Ajo është një fytyrë e njohur e ekranit edhe në Shqipëri pasi ishte prezantuese e programit "Le Iene".

Lajmi u bë i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar. Nadia ishte dirigjente dhe menaxhonte "Le Lene", gjthashtu ajo realizoi dhe një libër që e titulloi "Lulëzimi në dimër". Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore gjatë trajtmit me kimioterapi ajo e vazhdonte punën, pasi e donte shumë televizionin.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish", tha Nadia në një postim të kaluar në profilin e saj.

Postimi i saj i fundit në Instagram ishte në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “.
Shtuar më 13/08/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori