Bie nga ndërtesa, ndërron jetë punëtori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Golem ku një punëtor ka ndërruar jetë.

40 vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një lartësi në një objekt rikonstruktimi.

D. H. banues në Durrës u dërgua për ndihmë mjeksore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë
Kavajë/ Informacion paraprak

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Shtuar më 22/10/2019, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori