Prezantimi i Lewandowskit në Camp Nou është i dyti më i ndjekur, rekordi i takon një tjetër supersulmuesi

Rreth 57,000 tifozë morën pjesë në prezantimin e Robert Lewandowski në Camp Nou.

Kjo është më shumë sesa disa klube të mëdha mbledhin shikues gjatë ndeshjeve. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të vendosur një rekord të ri të Barcelonës.

Rekordi i takon Zlatan Ibrahimovic.

Ai u prezantua në Camp Nou në vitin 2009. Rreth 60,000 tifozë erdhën në stadium atë ditë.

Rezultati i tretë i takon Neymarit, ai mblodhi 55 mijë tifozë në tribuna në prezantimin e vitit 2013.

Çfarë tha Roberti në prezantim?

“Jam shumë krenar që jam këtu, që jam lojtar i Barçës.

Shpresoj se do të na mbështesni këtë sezon. Unë dua të shënoj shumë gola dhe t’ju jap shumë gëzim. Kjo është diçka fantastike, ka kaq shumë fansa në prezantimin e sotëm. Unë jam shumë i lumtur.

Do të mundohemi të arrijmë shumë me mbështetjen e tifozëve. Shpresoj të shoh tifozët në ndeshjen tonë përgatitore para fillimit të sezonit. Jam gati për sezonin dhe shpresoj të fitoj tituj me klubin. Faleminderit shume”. /albeu.com/


Shtuar 7.08.2022 23:08