E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqipe (FOTO LAJM)

Pëlqej
Është ndarë nga jeta mjeshtri i valles shqipe, Rexhep Çeliku.

Ndarja nga jeta ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Çeliku ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

Rikujtojmë që të hënën që kaluam ai u vlerësua me çmimin Nderi i Kombit.

Kush është Rexhep Çeliku

Rexhep Çeliku, lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë, i cili që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2018, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori