E FUNDIT/ Tronditet Librazhdi, 24-vjeçari gjendet i vdekur në banesë
Ndahet nga jeta drejtoresha e LSI-së
Elona Guri ka konfirmuar ndarjen nga jeta e mjekes së njohur në Tiranë, Luzhiana Abazi.

Mësohet Luzhiana Abazi ishte aktiviste e LSI ku ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ndërsa më herët ka qenë dhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës.

"Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove!

Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, -shkruan Guri.

Kush ishte Luzhiana Abazi?

Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.

Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.

Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.

Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.

Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.

Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.

Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)

Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”. /albeu.com/


Shtuar më 06/02/2018, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori