Mungojnë gjyqtarët, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit
Ditën e sotme, Gjykata Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë sërisht seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, shkaku? mungesa e gjyqtarëve.

Seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte.

Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes debateve, pasi avokati Denion Bogdani, pretendoi se ata nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi, por sipas gjykatës ka një vendimmarrje dhe kërkesën mund ta marrin në sekretari. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori