MSH: Ndërron jetë tek Infektivi hematologu Arjan Pushi
Mjeku i hematologjisë Arjan Pushi, ka humbur betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Mësohet se Pushi, 58-vjeç nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

Shtuar më 30/06/2020, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori