Mori armën e qëlloi mbi makinën e xhaxhait, arrestohet 20-vjeçari
Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.

Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallurkërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallurkërkim:

E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.


Ky shtetas ishte i shpallurkërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.
Shtuar më 19/11/2019, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori