Mjeku i Urgjencës në Tiranë pozitiv me COVID-19
Një mjek është konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Tiranë. Mjeku është me detyrë në repartin e Urgjencës në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se rasti ka të bëjë me një mjek specializant.

Nuk është bërë i ditur emri i mjekut, ndërkohë që ditët e fundit janë shtuar rastet e personave që i përkasin stafit mjèkësor dhe që konfirmohen pozitv me koronavirus.

Shtuar më 08/07/2020, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori