Meta shpall datë të re zgjedhjesh
UPDATE-Presidenti Meta publikoi pak më parë dekretin për përcaktimin e datës 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale duke arsyetuar se kështu do të mund të ketë një proces të rregullt dhe demokratik si edhe vendi të mund të marrë hapjen e negociatave.

---

Presidenti Meta jo rastësisht ka njoftuar një mori takimesh gjatë ditës së sotme me krerë të politikës në vend.

Në fillim takoi Bashën në orën 09:00 dhe më pas krerët e partive opozitare, ndërkohë që Rama refuzoi ftesën me argumentin se iste në fushtatë.

Në përfundim të kësaj serie takimesh, Meta pritet të njoftojë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp duke njoftuar një datë të re zgjedhjesh me argumentin se kështu do të shmangej përplasja civile më datë 30 qershor.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas takimit me Presidentin, ndërkohë që Rama mbrëmë tha se "nuk përjashtohet ndonjë marrëzi tjetër e Metës" duke patur parasysh pikërisht një lëvizje të fortë të kreut të shtetit.

Shpallja e një datë të re zgjedhjesh është një ndër opsionet që Presidenti ka në tavolinë, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe shpërndarja e Parlamentit dhe përcaktimi i zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në një datë, nisur nga fakti se Parlamenti nuk i ka 140 deputetë siç e kërkon Kushtetuta.

Përmes përcaktimit të një datë të re zgjedhjesh Meta nxjerr krejtësisht të jashtëligjshme zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon për ta konfirmuar apo hedhur poshtë dekretin e ri të Presidentit. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori