Meta i bashkohet dyshes Rama-Bushati për faljen e detit
Pëlqej
Pas një lufte të gjatë, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vendosur që t'i japë plotfuqishmërinë, Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Meta ka kërkuar nga Bushati që t’i vihen në dispozicion të gjitha procedurat që do ndërmerren lidhur me nisjen e bisedimeve me palën greke.

Duhet theksuar se mbi të gjitha, ceshtja më delikate me Greqinë, është konsideruar ajo e detit.

Po ashtu presidenti ka pasur konsultime me ish-presidentët e Shqipërisë, si dhe me kryetaren dhe nënkryetarin e Komisionit të Jashtëm.

Meta ka theksuar se me rëndësi më shumë ka procesi, dhe që të mos arrihet drejt marrëveshjes me mungesa ligjore, për të mos lënë shkas më vonë që kjo marrëveshje të hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese siç u bë me marrëveshjen e parë.

Pas këtij vendimi të Metës, grupi negociatorë, tanimë është i lirë që të nisë diskutimet me palën grek për të gjetur një dakordësi për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori