TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Merret një vendim suprizë për Sait Dollapin
Sapo është liruar sekretari organizativ i PD-së Sait Dollapi. Raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia është larguar nga ambientet e spitalit të Traumës.

Sait Dollapi u shoqërua mbrëmë gjatë protestës së opozitës.

Pas shoqërimit Dollapi u dërgua për të marrë mjekim në spital. Ndërsa sot PD kishte planifikuar protestë për lirimin e tij.

Në një mbledhje urgjente në selinë blu pas mesnate, Basha doli me një vendim publik duke thënë se do të ketë protestë sot në 11:00 tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shoqërimin e Sait Dollapit dhe protestuesve të tjerë të shoqëruar, ndërkohë që të hënën në 18:30 u vendos të mbahet protesta e pestë kombëtare kundër qeverisë, për herë të parë në këtë hapësirë të afërt me njëra-tjetrën, kur më herët janë dashur muaj për zhvillimin e një proteste kombëtare.


Shtuar më 12/05/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori