Tensionet në kampin e MEK në Manzë, çfarë sekuestroi policia, dyshime për sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme

Detaje të reja dalin në lidhje me kontrollin e policisë sot në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, i cili u shoqërua me përplasje,pasi muxhahedinët refuzuan ndërhyrjen e forcave policore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kampin e Manzës në Durrës me urdhër të SPAK dhe GJKKO, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.

Dyshohet se  nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja.

SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme. Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore./albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 15:16