E FUNDIT/ Mbytet turistja çeke në Radhimë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Radhimë. Mësohet se një turiste 60-vjeçare është mbytur në det.

Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, ende e paidentifikuar e cila është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat.

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori