Mbyllet procesi zgjedhor, bëhet e ditur pjesëmarrja
Është drejt mbylljes procesi zgjedhor thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas informacioneve nga terreni tashmë ka nisur mbyllja e kutive të votimit në Kukës, Vlorë, Selenicë, Kavajë, Vorë, Korçë por dhe në qytetet të tjera.

Ndërkohë që e vetmja qendër votimi që nuk është mbyllur madje po kërkon dhe shtyrje të orarit me 30 minuta është ajo e Sarandës. E pikërisht për këtë gjë kreu i KQZ-së Klement Zguri dalë në një deklaratë për mediat duke e quajtur këtë veprim si të paligjshëm dhe anitkushtetues.

Kujtojmë që në këto zgjedhje pjesëmarrja ka qënë shumë e ulët, ku sipas burimeve dhe raportimeve të nga terreni kanë marrë pjesë në votime vetëm 18.9% e popullsisë.
Shtuar më 30/06/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori