E FUNDIT/ Maturantët në protestë, Besa Shahini bën lëshimin e para për provimet e maturës

Ditën e sotme qindra maturantë janë mbledhur bashkë para ministrisë së Arsimit për të protestuar pas pakënaqësive në provimin e Gjuhë Letërsisë.

Pas kësaj proteste, Ministria e Arsimit ka marrë neë vendim të rëndësishëm në lidhje me zhvillimin e provimëve të maturës përmes të cilit mësohet se testet do të zgjasin 30 minuta më shumë.

Konkretisht, nga afati 120 minuta për të përfunduar procesin e zhvillimit të testit, do të shkojë në 150 minuta.

Maturantët këmbëngulin se ndaj tyre është bërë padrejtësi me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pasi në tezën e provimit janë dhënë pyetje jashtë programit parapërgatirtur dhe se ka qenë i një niveli mbi mesatar./albeu.com/


Shtuar 12.06.2020 17:06