Marsida Qatja rrezikon 5 vite burg
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim Prokuroria e Durrësit.

Qatja po hetohet nga prokuroria për përshtatjen e banesës së saj në mbajtjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a.

Por çfarë parashikon ky nen për raste të ngjashme?

Sipas këtij neni, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Shtuar kësaj, rezulton edhe fakti se Qatja në pyetjet e herëpashershme që është marrë nga autoritetet, është treguar kontradiktore në deklarata.

Ndryshe nga sa ka thënë publikisht, 30-vjeçarja ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.
Shtuar më 16/10/2019, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori