Manastirliu: Nga sot maskat janë të detyrueshme në ambientet e mbyllura
Ministrja Manastirliu u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Manastirliu tha se maska/ barriera mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për ta zbatuar këtë masë, sepse, shëndeti nuk ka çmim! Më parë maska ka qenë e detyrueshme për subjektet, tashmë do të jetë edhe për qytetarët”, tha ministrja.

Shtuar më 14/07/2020, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori