Zgjedhjet e 14 majit, ambasadori gjerman në Tiranë thirrje shqiptarëve: Jepuani votën kandidatëve me integritet, mos u manipuloni

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Du ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Zingraf u thotë votuesve të informohen dhe të shkojnë në zgjedhje për të marrë pjesë në procesin demokratik.

“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë. Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend: Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.“, shprehet ambasadori gjerman./albeu.com/


Shtuar 12.05.2023 11:06