E FUNDIT/ Makina përplas për vdekje 65-vjeçaren në Gramsh
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh ku ka humbur jetën një 65-vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një automjet ti "Fiat" ka aksidentuar për vdekje këmbësoren 65-vjeç.

Njoftimi i policisë

Besnik ADEMI ELBASAN: Më datë 14.12.2017 në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë shtetasi A.Xh., rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori