Meta kërcënon me prerje dore Kryemadhin, Bashën e Edi Ramën: Do e bëj unë!
Makina përplas për vdekje 30 vjeçarin në Fier
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Mësohet se një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

"Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë." – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 17/09/2020, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori