Makina përplas motorrin në Durrës, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Durrësiit ku një makinë është përplasur me një motorçikletë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person ndërsa është shoqëruar me urgjencë në spital. Burime thonë për Faxweb.al se personi i plagosur është drejtuesi i autojetit emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë sa iu përket shkaqeve të aksidentit, mësohet se mund të ketë qenë sasia e madhe e reshjeve që kanë ‘pushtuar’ në orët e pasdites Durrësin.
Shtuar më 14/08/2019, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori