Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një i moshuar është përplasur sot nga një makinë.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Aleksandria, në një prej kryqëzimeve të Bulevardit të Ri.
Një automjet i llojit Opel Corsa aksidentoi rëndë të
moshuarin.
Ky i fundit është transportuar në spital në
gjendje kritike, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.
Shtuar më 04/11/2019,
ora 17:14