Zgjedhjet e 14 majit/ Tërhiqen nga gara kandidati i Alibeajt për kryetar bashkie në Korçë dhe të gjithë kandidatët për Këshillin Bashkiak

Kandidati i PD-së për Kryetar të Bashkisë Korçë Gjergji Gjata dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak janë tërhequr nga gara elektorale për Zgjedhjet Vendore 2023.

Vendim është marrë, pasi sipas tyre ka mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ”, është  shprehur Gjata në një deklaratë në rrjete sociale.

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt është ende e paqartë se në sa bashki do të kandidojë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Përmes një konference për mediet, Alibeaj shprehet se PD-ja ndodhet në një situatë kaotike dhe përgjegjës për këtë është Sali Berisha me Edi Ramën.

Sipas kryedemokratit, zaptimi i “Kështjellës” së PD-së në qendër dhe selive në rrethe nga Sali Berisha, pati efektin e vet në mbarëvajtjen e procesit organizacional për zgjedhjet. Sakaq, Edi Rama – sipas tij – është fajtor sepse zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD-së.

Nëpërmjet një konference për mediet, Alibeaj tha se PD-ja ndodhet në një situatë kaotike dhe përgjegjës për këtë është Sali Berisha me Edi Rama.

Sot u zbulua edhe lista e koalicionit Meta-Berisha, “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak të Tiranës.

Lista ka 62 emra dhe kryesohet nga mjeku Ilir Alimehmeti. Alimehmeti doli i dyti në garën e primarëve për Tiranën, ku do shkonte në balotazh me Belind Këlliçin, por që u tërhoq nga gara.

Po ashtu në listë është edhe Silva Caka, Endrit Braimllari dhe gazetarja Beti Njuma.

Lista e plotë

  1. Ilir Alimehmeti
  2. Silva Caka
  3. Endrit Braimllari
  4. Beti Njuma
  5. Arben Tafaj
  6. Floida Kërpaçi
  7. Tedi Blushi
  8. Ilda Zhulali
  9. Dorjan Teliti
  10. Ana Azizaj
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano
  14. Erion Bixha
  15. Genci Gjokutaj
  16. Keida Kaceli
  17. Fatjon Bathorja
  18. Brunilda Paskali
  19. Blerdi Liçaj
  20. Endire Bushati
  21. Julian Deda
  22. Elona Dhima
  23. Luçian Qafoku
  24. Adriana Kalaja
  25. Bledar Marku
  26. Elona Guri
  27. Ardian Elezi
  28. Festime Serjani
  29. Gentian Kaprata
  30. Nasilda Shyti
  31. Artur Alstafa
  32. Ajshe Isha
  33. Esmeralda Demiraj
  34. Besmir Hoxha
  35. Rudina Koro
  36. Redjon Zefi
  37. Valdete Dashi
  38. Besfort Dashi
  39. Besford Dorezi
  40. Enkeleda Fejzo
  41. Emiljano Kapllani
  42. Brunilda Haxhiu
  43. Xhoel Nonaj
  44. Dave Marku
  45. Endrit Memia
  46. Iva Çarçiu
  47. Enkelejd Doda
  48. Viola Vrana
  49. Nikolin Çali
  50. Elda Mustafa
  51. Ermand Bajrami
  52. Anisa Ibra
  53. Darius Vishkurti
  54. Brunilda Salaj
  55. Adan Kaba
  56. Eva Metaj
  57. Dorel Memoçi
  58. Anxhela Lami
  59. Ergys Mollaymeri
  60. Enkelejda Hajderasi
  61. Artemis Peca
  62. Menada Bregu

/albeu.com/


Shtuar 28.03.2023 15:19