Makina del nga rruga, vdes shoferi, plagoset rëndë i biri
Një aksident rrugor i ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit, në vendin e quajtur "Tre urat" në Divjakë i ka marrë jetën një 57-vjeçari ndërkohë që ka mbetur i plagosur djali i tij.

Mësohet se viktima po drejtonte mjetin tip "Ford" i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që djali i tij Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Shtuar më 16/07/2019, ora 08:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori