Lleshaj: Po shtrëngohet dara
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke reaguar për arrestimin e personit të pestë për grabitjen në Rinas, vlerëson punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në Twitter:

"Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!"

Gjatë ditës së sotme (23 prill), u arrestua personi i pestë në lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari i identifikuar si Elton Pikli nga Kruja. Sipas policisë, ai u arrestua mbrëmë në mesnatë, në aeroportin e Rinasit, ku po tentonte të largohej drejt Bullgarisë.
Shtuar më 23/04/2019, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori