Lirohet nga burgu financieri i Habilajve
Ditën e sotme është liruar nga burgu Nezar Seiti.

Seiti gjendej në burg në Itali dhe është liruar nga drejtësia e këtij vendi ditën e sotme.

Nezar Seiti është i njohur ndryshe si Financieri i Habilajve.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i Seitit Detar Hysi.

Mwsohet se Gjykata e Katanias në Itali ka lehtësuar masën e sigurisë ndaj Sitit, në "arrest shtëpie".

Nezar Seiti u ekstradua më 25 janar të këtij viti nga Shqipëria për llogari të drejtësisë italiane. /albeu.com/


Shtuar më 23/08/2018, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori