Lëvizje e madhe: Rama shkërmoq PDIU, i merr dy deputete
Pëlqej
Reme Lala, deputetja e cila mori mandatin nga PDIU-ja, ka kaluar sot me PS.

Kjo deklaratë e fortë është bërë sot nga ajo gjatë takimit me Ramën në Dibër.

"Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën.

Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë", tha Reme Lala sot në Dibër.

Në fjalën e mbajtur Lala tha se edhe kolegia tjetër e saj, Elena Xhina, e zgjedhur në qarkun e Elbasanit po si përfaqësuese e PDIU-së, do t’i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Partia e Shpëtim Idrizit, tashmë ka mbetur me vetëm një deputet dhe ai është Dritan Bici. /albeu.com/



Shtuar më 17/06/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori