Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë për inceneratorët

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

“Nuk pranohet kërkesa për mocion me debat dhe interpelanca” tha Felaj.

Socialistët po vazhdojnë me rendin e ditës për të miratuar projektligjet e parashikuara; legalizimi i kanabisit, zgjatja e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, bllokimi i diplomave për studentët e mjekësisë, etj.


Shtuar 20.07.2023 13:53