Ndodh në Greqi, gruaja gjendet e vdekur brenda një depozite uji në Prevezë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Prevezë, Greqi.

Sipas burimeve nga mediat greke, një grua është gjetur pa shenja jete brenda një depozite uji.

Autoritete lokale bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën nga depozita e ujit.

Gjithashtu bëhet me dije se gruaja e moshuar ka hapur derën e depozitës, ka humbur ekuilibrin dhe rënë brenda depozitës së uji.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/