Krishtlindjet kthehen në makth për Robert De Niro, “grinch” i futet në shtëpi për t’i vjedhur dhuratat poshtë pemës

Një ngjarje aspak e zakontë i ka ndodhur aktorit të njohur amerikan Robert De Niro-s. Ndërsa kishte përgatitur pemën e Krishtlindjeve dhe dhuratat poshtë saj, një “surprizë” aspak të këndshme e ka marrë nga një grua.

30-vjeçarja Shanice Aviles është parë duke hyrë në shtëpinë e De Niros në mbrëmjen e 18 dhjetorit dhe  ka tentuar të vjedhë dhurata, por është zënë mat nga policia.

Sipas raportimeve, 30-vjeçarja ishte në kërkim dhe për vjedhje të tjerë dhe vetëm këtë vit ishte arrestuar 9 herë./albeu.com

 


Shtuar 19.12.2022 18:41