Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur
mbrëmjen e sotme në
Shkodër, në
lagjen “Tom
Kola”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në
Shkodër mbrëmjen e sotme. Në
lagjen "Tom
Kola" është hedhur në erë lokali i një gruaje, 46-vjeçare, Hana Fojleta.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në
lagjen “Tom
Kola”,
Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në
lagjen Tom
Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2020,
ora 21:43