Kujtoi se do shpëtonte duke ikur, ndjekje penale për zyrtarin e lartë
Pëlqej
Doqëheqja është parë si një shpëtim për shumë nga anëtarët e gjykatës për t'i shpëtuar sitës së drejtësisë.

Një ndër ta ishte edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetues, Besnik Ymeraj i cili dha dorëheqjen në janar të 2018.

Por mësohet se ky i fundit është çuar për ndjekje penale.

Siç bëhet me dije, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin për Ymerajn.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije KPK. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori