Ktheheshin nga Greqia, aksidentohet një familje në Fier
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier ku janë aksidentuar një familje.

Raportohet se tre anëtarë të një familjeje janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Levan – Fier.

Ata udhëtonin me një makinë tip Toyota me targa greke, ndërsa shoferi ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.


Paraprakisht thuhet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë moti i keq.

Familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Shtuar më 09/11/2019, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori