Aksidentohet me makinë, humb jetën në moshën 21-vjeçare ylli i TikTok

Ylli i TikTok, Ali Dulin, vdiq në një aksident me makinë në Florida, në Shtetet e Bashkuara të hënën. Ajo kishte grumbulluar afër një milion ndjekës në platformën e njohur të ndarjes së videove. 21-vjeçarja ishte gjithashtu një influencer në Instagram.

Sipas The Independent, Ali u bë edhe më shumë e famshme, pasi ndau videot e kërcimit në platformat e mediave sociale. Një numër i përdoruesve të mediave sociale dhe ndjekësve të Aliut bën homazhe ndaj saj.

Ndërkohë, policia ka nisur një hetim dhe pritet të njoftojë së shpejti se shkakun e aksidentit.


Shtuar 13.12.2022 16:34