Krimet e Rënda lënë në burg pa afat Klement Balilin
Gjykatën e Krimeve të Rënda ka komunikuar masën e arrestit për Klement Balilin, ku mësohet se është "burg pa afat".

Seanca po zhvillohet pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës përveç interesit të madh të medias, ndodhen edhe familjarë të Balilit.

Ndërkohë mësohet se të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, Balili dhe avokatët e tij i kanë mohuar./albeu.com./
Shtuar më 17/01/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori