Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vend

Një tjetër mjek ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus. Bëhet fjalë për doktorin Bledi Nini, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.
Shtuar më 25/11/2020, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori