E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçares tek Infektivi
Një vajzë 21-vjeçare është viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë.

Vajza ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, pasi prej ditësh ishte e intubuar. Nuk dihet ende nëse kishte sëmundje shoqëruese dhe ku u infektua me Covid.

Me këtë humbje, totali i viktimave në vendin tonë arrin në 98. Ministria e Shëndetësisë pritet të japë informacion zyrtar për vdekjen e 21 vjeçares.

Shtuar më 15/07/2020, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori