Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, infektohet një shitës
Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në qytetin e Librazhdit.

Sipas burimeve, i infektuari është një shitës në treg, por nuk dihet se si është prekur nga COVID-19 pasi Librazhdi është zonë e gjelbër dhe nuk ka patur raste të tjera.

Shqetësim mbetet fakti se ky person ka patur shumë kontakte me njerëz të tjerë pasi ka lëvizur i lirë.

Ka qenë vetë shitësi që ka telefonuar 127 pasi ka shfaqur simptomat, ndërsa tashmë edhe Librazhdi hyn në hartën e qyteteve të infektuar në Shqipëri.
Shtuar më 30/05/2020, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori