Kjo është Kryeprokurorja e re në vend të Llallës
Grupit Parlamentar i PS ka votuar për kryeprokurorin e ri të përkohshëm.

Mes 3 kandidatëve, Ferdand Elezit, Arta Markut dhe Ermira Tafanit, socialistët kanë zgjedhur prokuroren e Shkodrës si zëvendësuese të Adriatik Llallës.

Arta Marku, do të jetë zëvendëse e Llallës pas largimit të tij që më datë 7 dhjetor. 

Ndërkohë jashtë Kuvendit ka nisur protesta e opozitës e cila është kundër këtij vendimi pasi sipas saj zgjedhja e kryeprokurorit të ri po bëhet për të mbyllur çështjet e nxehta, si Tahiri.

Kandidatura e Markut është kandidatura më e përfolur në media pasi që në nisje të garës ajo është parë si kandidatja më favorite për shkak të lidhjeve të ngushta dhe mbeshtetjes nga ana e PS-së. /albeu.com/






Shtuar më 18/12/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori