Kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe Saimir Tahirit
Pëlqej
Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë sot edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj.

Ai tha se s'mund të ketë drejtësi selektive siç po bën maxhoranca, ndërsa kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt, Vangush Dakos, Saimir Tahirit dhe Qazim Sejdinit.

"Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinë

Sot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm.

Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër"., - tha ai.

Policia arrestoi dje kreun e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj pas një skandali me tjetërsimin e pronave në Velipojë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori