Kërkohen 12 vjet burg për Saimir Tahirin
Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg për për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Nëse gjendet fajtor për akuzat, Tahiri do të dënohet me tetë vite burg për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Pretenca është e njëjtë edhe për Jaeld Çelën, ish-kreun e Policisë së Vlorës. Pretenca për ish-kryepolicin e Vlorës, është dhënë në mungesë pasi ai ndodhet në arrati.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes 'Habilaj'. Seanca u mbajt për më shumë se 2 orë, ku Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia.

Pas pretencës do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë provat e gjetura nga prokuroria për të dhënë më pas vendimin final për ish-ministrin.
Shtuar më 10/09/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori