Kërcet arma në Durrës, plagoset një person
Një plagosje ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme. Burimet bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se janë raportuar të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, si pasojë e të cilave, ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i personit që ka mbetur i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2021, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori