Kapet sasi e madhe droge në Vlorë
Pëlqej
Një sasi e madhe droge është gjetur në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Nga raportimete para mësohet se janë kapur më shumë se 800 kilogramë kanabis sativa në vendin e njohur me emrin Gjiri i Bristanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur në një magazinë në breg të detit.

Bashkë me drogën është gjetur dhe një sasi e madhe benzine e mbushur në bidonë që do të përdoreshin për të mbushur gomonen. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2018, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori